Hyri nga Serbia në Kosovë në mënyrë të kundërligjshme

Një person është arrestuar në fshatin Tresava të Leposaviqit për kalim të paautorizuar të kufirit.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 6:00.

Policia njofton se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

Ai po dyshohet që kishte kaluar kufirin kundërligjshëm nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.