Ilustrim

Hyri nga Serbia duke tentuar t'i ikte kontrollit doganor

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vëzhgimit në pikën kufitare Muçibabë-Lipovicë kanë vërejtur se nga ana Serbisë, saktësisht përmes rrugës se Zegbashve në territorin e Kosovës ka hyrë një kombi të cilin Policia e kanë ndaluar në rrugën e fshatit Lipovicë.

Në kombin me targa vendore duke ju shmangur kontrollit doganor përmes rrugëve ilegale, i dyshuari kishte të ngarkuar mallra komerciale si: Birra Zajeqarsko 60-gajbe (1200 copë shishe), Birra Pills, 10 gajbe (200 copa shishe ), Lëngje të gazuara Biokola-pesë komlete (30 copë shishe), ujë i gazuar Biovoda 6 komlete (36 copë shishe), Venë Coka tri pako ( 18 copë shishe), Venë Rubin tri pako(18 copë shishe ), mish i ngrierë Katër pako nga 20 kg (80 kg), Ujë Prollom një komlet (6 copë shishe ), sheqer  një pako (10 kg).

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare, e cila fillimisht rastin e ka cilësuar si  “Kontrabandë me mallra” ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, malli mbetet të  dërgohet  për vlerësim në Doganën e Kosovës-terminal, kurse automjeti (kombi) ndalet përkohësisht deri në një vendim tjetër.

Rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale kufitare.