Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Hyri në test në emër të dikujt tjetër në këmbim të parave, policia hap rast për falsifikim

Një gruaje i është hapur vepra penale  e falsifikimit pasi dyshohet se i është nënshtruar një testi për gjuhë të huaj në emër të një personi tjetër.

Këtë veprim e dyshuara e ka bërë sipas policisë në këmbim të parave.

Ngjarja u regjistrua në Prishtinë deri sa nuk janë dhënë detaje se kur është mbajtur testi.

Gruaja po dyshohet se ka kryer veprën penale të falsifikimit ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.