Ilustrim

Hyri në shtëpinë e huaj i maskuar, por pasi sheh pronarin gjuan me armë dhe largohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren një burrë ka raportuar se deri sa ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij, aty ka hyrë një burrë tjetër i armatosur dhe i maskuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 00:14, dhe në momentin që viktima e ka vërejtur të dyshuarin, i njëjti ka shtëne me armë zjarri në ajër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Gjersa viktima mashkull kosovar ishte duke qëndruar në shtëpinë e tij, aty ka hyrë një i dyshuar i maskuar dhe i armatosur. Në momentin që viktima e ka vërejtur të dyshuarin, i njëjti ka shtëne me armë zjarri në ajër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime nga njësitet kompetente policore.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.