
Ilustrim
Hyri fshehurazi në shtëpi, ia vodhi portofolin dhe sulmoi gruan nga Hogoshti i Kamenicës
20.12.2022 - 10:49
Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të hënë ka ndodhur një grabitje në Hogosht të Kamenicës.
Një grua ka njoftuar se një person i panjohur ka hyrë në shtëpinë e saj dhe ka marrë portofolin e saj.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj një i dyshuar i panjohur ka hyrë brenda shtëpisë dhe nga aty ka arrit të marr portofolin nga çanta e saj” – thuhet në raport.
Sipas policisë, i dyshuari duke dal jashtë e kishte sulmuar ankuesen dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Rasti nën hetime” – thuhet në raport.