Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Hyri dhunshëm në banesën e një gruaje në Prizren, arrestohet i dyshuari
24.6.2022 - 11:28
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë, që dyshuar se kishte hyrë me dhunë në banesën e një gruaje dhe ka grabitur gjëra më vlerë të saj.
Sipas Policisë, i arrestuari dyshohet se i ka marrë viktimës edhe dokumentet personale.
“I dyshuari pasi është kontaktuar përmes telefonit është paraqitur në polici ku pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti dërgohet në mbajtje” është thënë në njoftimin e Policisë.