Foto-ilustrim

Hyn në fuqi ligji për buxhetin 2020

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se sot është publikuar në gazetën zyrtare Ligji për Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.

“Të gjitha organizatat buxhetore buxhetin për vitin 2020 dhe ka kryer alokimin e fondeve për tremujorin e dytë të vitit 2020, për të gjitha kategoritë ekonomike. Kështu që, tashmë të gjitha organizatat buxhetore kanë mundësi të vazhdojnë ekzekutimin e buxhetit të vitit 2020 pa asnjë kufizim bazuar në ndarjet buxhetore dhe legjislacionin ne fuqi për financat publike”, thuhet në njoftimin e MFT-së.

“Procesi i alokimit për shkak të situatës se emergjencës shëndetësore, është bërë bazuar në alokimin proporcional tremujor të buxhetit, për shkak të reduktimit të stafit nëpër organizata sipas vendimit te qeverise, dhe nuk ka obliguar dorëzimin e planeve individuale të detajuara të rrjedhës se parasë sipas linjave buxhetore dhe kategorive ekonomike. Sidoqoftë, rrjedha e parasë dhe alokimi i dhenë mund të përshtatet dhe rregullohet në çdo kohë bazuar ne kërkesat dhe nevojat e organizatave buxhetore”, thuhet tutje në njoftim.

“Ky proces është kryer për një kohë rekord, me mobilizim të plotë të strukturave të MFT, për më pak se 24 orë nga dekretimi i ligjit të buxhetit, për çka shfrytëzojmë rastin të falënderojmë publikisht stafin e Thesarit të Kosovës dhe Departamentit të Buxhetit dhe për angazhimin dhe kontributin e tyre”, thuhet në fund të njoftimit.