Hyn në barnatore i armatosur kanos punëtoren i vjedh 200 euro

Një person i dyshuar, ka kanosur me armë zjarri në vendin e saj të punës një punonjëse në një barnatore në Prishtinë, duke i plaçkitur një sasi të të hollave. Policia e Kosovës, citon raportuesen e rastit, e cila ka thënë se derisa ishte duke punuar në barnatore një burrë i armatosur e ka kërcënuar me armë zjarri dhe ka grabitur 200 euro nga arka. Më pas, sipas raportit policor, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet e rendit.