Kufiri Kosovë - Serbi në Merdare - Foto: REL

Hyn kamioni i parë me mallra të Serbisë pas heqjes së tarifës për lëndën e parë

Disa orë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100% për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka hyrë kamioni i parë me mall, pa tarifë në Kosovë.

Një kamion me mallra serbe dhe me produkte të lëndës së parë ka hyrë sot në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Sot ka qenë importi i parë pas heqjes së tarifës. Kanë qenë produkte të amballazhës, kanë qenë produkte për industrinë e paketimit, të cilat klasifikohen si lëndë e parë. Mallrat kanë qenë produkte serbe dhe kanë hyrë nga pika kufitare e Merdares”, tha për KALLXO.com, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriak Stavileci.

Qeveria e Kosovës, mbrëmë largoni tarifën prej 100% për produktet e lëndës së parë, pas gati 1 viti e gjysmë që kishte qenë në fuqi.

Albin Kurti konfirmon: Nga sonte në mesnatë hapen pikat kufitare Kosovë – Serbi për importin e lëndës së parë