Hykolli: Shumë shpejt do të dalim me lajme pozitive

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Ekonomik- Social, i cili për temë kishte gjetjen e zgjidhjes për të dalë nga greva, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka thënë se shumë shpejt do të ketë lajme pozitive.

“Po, ne diskutuam për kërkesat tona. Përpjekjet janë të dyanshme. Po shpresoj që shumë shpejtë ne do të dalim me lajme pozitive dhe do të vazhdojmë punën.Atmosfera herë ishte relaksuese por edhe tensionuese. Kur ne dëshirojmë që të ecim përpara, atëherë edhe këto janë shumë normale.Kemi sinjale nga të dyja anët që mund të ecim përpara”- ka deklaruar Hykolli.

Ai theksoi se të pranishëm në mbledhje ishin përfaqëues të Qeverisë, duke përfshirë ministrin eFinancave, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Ishin përfaqësues të Qeverisë që janë në Këshillin Ekonomiko- Social. Kanë qenë ministri Hekuran Murati dhe ministrja Abërie Nagavci dhe disa zëvendësministra” – u shpreh kryetari i BSPK-së.

Hykolli paralajmëroi se do të ketë takim sa më shpejt që është e mundur duke mos anashkaluar që i njëjti mund të ndodh sonte apo nesër.

“Dialogimi i ka edhe rrugët e veta por, momentalisht jemi në këtë situatë ku shumë shpejt do të ulemi dhe të ofrojmë qendrimet tona. Takimi do të ndodhë sa më shpejt që është e mundshme, sonte ose nesër” – tha Hykolli.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht.