Foto: Hykmete Bajrami/Facebook

Hykmete Bajrami: U ekzekutua edhe pjesa e dytë e masës pakos për biznese

Ministrja e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se ka përfunduar edhe ekzekutimi i pjesës së dytë të masës 3a.

Ajo tha se së shpejti do të nisin përgatitjet edhe për listat e masës 3a për biznese dhe ekzekutim të masës 8.

Masa 3 përfshin mbështetjen financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si rezultat i situatës emergjente, ndërsa masa 3a përfshinë mbulimin e shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej 170 euro (2 muaj).

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ministria e Financave njofton se sot, deri në ora 13:00 është ekzekutaur edhe pjesa e dytë e listës nga masa 3a, për 53,248 përfitues me shumë totale 9,446,560.00 €.

Stafi i Ministrisë së Financave është në proces të përgatitjes së listave 3a për bizneset si dhe ekzekutimin e masës 8.

Ju falënderojmë për durimin!

Dje gjatë ditës, është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e masës 3a.

Ekzekutohen edhe pagesat për përfituesit e masës 3a në shumën 170 euro

www.kallxo.com