Hykmete Bajrami: Nuk është që nuk e kam menduar dorëheqjen

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në mbledhjen e komisionit për mbikëqyrjen e financave publike u deklarua lidhur me mundësinë e dorëheqjes pas skandalit të transferit të 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Lidhur me dorëheqjen e saj Bajrami tha se kjo do i bënte favor fajtorëve.

“Nuk është që nuk më ka shkuar mendja që për përgjegjësi morale të jap dorëheqje por kjo do t’i bënte favor fajtorëve sepse do i merrja fajet, por unë kam vendosur që të gjitha ministritë për të ofruar te gjitha informatat, edhe i kanë”, u shpreh ajo.

Dje, përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme në vlerë prej më shumë se 2.1 milionë eurosh, në një llogari të një operatori privat.

Të dyshuarit K.Sh. dhe V.Sh. gjenden në arrati, ndërsa i dyshuari, L.G sot ka dalur para gjykatës së Prishtinës.

Ministrja Bajrami flet për zhdukjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit