Hykmete Bajrami: Masat që i morëm për ta ndihmuar ekonominë na kushtuan edhe me vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-ministre e Ekonomisë së Kosovës, Hykmete Bajrami, sot në seancën plenare për gjendjen e ekonomisë në vend si pasojë e pandemisë, potencoi se rimëkëmbja ekonomike në Kosovë është duke ndodhur fal punës që është bërë gjatë kohës sa ka qeverisur LDK.

“Po, në Kosovë po ndodh rimëkëmbja ekonomike shumë më shpejtë se që ka paramendu Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe sa e kemi parashikuar ne është për shkak të masave që ne i kemi marrë e mbi të gjitha për shkak se ne nuk e kemi mbyllur asnjë biznes, dhe po në qeverinë Kurti I ka pas një vendim ku janë ndaluar të gjitha investimet e reja kapitale dhe derisa keni ardhur ne asnjë nuk ka filluar”, tha Bajrami.

Deputetja, tutje theksoi se e kanë paguar edhe me votë mos mbylljen si pasojë e pandemisë mirëpo ajo thotë se i kanë ditur deficitetet e buxhetit të Kosovës dhe kjo ka qenë zgjidhja që të mos mbyllen bizneset.

“Qeveria Kurti ka amrrë masndatin më 22 mars dhe si mund të krenoheni ju me progresin ekonomik? Nëse flisni për shifrat e eksportit nëse thoni se gjatë pesë mujorit të parë kompanitë kosovare paskan eksportuar 260 milionë euro. Unë ua rikujtojë se kush janë eksportuesit, janë pikërisht ata që i kritikonit na kritikonit edhe neve, i quanit oligark të korruptuar të cilëve ne u ndihmuam. Fillimisht i ndihmuam duke mos i mbyllur asnjëherë. Po ne paguam dhe na kushtoi shtrenjtë, na kushtoi edhe në vota, por ne ishim ata të cilët i dinim shumë mirë deficitet e buxhetit të Kosovës”, theksoi Bajrami.

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati për situatën ekonomike në Kosovë si pasojë e pandemisë.