Foto: Hykmete Bajrami/Facebook

Hykmete Bajrami kërkon që fokusi të jetë në rimëkëmbjen ekonomike

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka kërkuar që fokusi i vetëm tani të jetë rimëkëmbja ekonomike, e jo inatet personale e politike.

Ministrja përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se i vetmi angazhim i saj do të jetë në funksion të rimëkëmbies ekonomike.

“Jam dakord plotësisht me reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u bëhet thirrje të gjithëve që mos të përdoret Parlamenti për sulme personale”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami ka thënë se incidenti i mbrëmshëm në mes të Vjosa Osmani e Xhavit Ukajt është i papranueshëm.

“Jam Ministre e Financave dhe i gjithë fokusi im është te adresimi i problemeve ekonomike të qytetarëve, të bizneseve, të atyre që po mbesin për çdo ditë pa punë shkaku i pandemisë. Qytetarët po humbin për çdo ditë me secilën shtyrje që po u bëhet punëve në Parlament. Prej marrëveshjeve ndërkombëtare e deri te shtyrja e rishikimit të Buxhetit”, ka shkruar ministrja Bajrami.

Seanca e Kuvendit të Kosovës dje ku po diskutohej për buxhetin, u ndërpre për shkak të një incidenti mes deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj dhe Kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Ndërpritet seanca, deputeti i LDK-së i vërsulet Osmanit