Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hykmete Bajrami: Është përtej çdo logjike të mos votohet buxheti

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në seancën plenare për shqyrtim të projektbuxhetit për vitin 2021 tha se është përtej çdo logjike të mos votohet ky buxhet.

Ajo tutje shtoi se buxheti për vitin 2021 është me rëndësi vitale që të votohet sot.

“Projekt buxheti për vitin 2021 është me rëndësi vitale që të votohet sot. Është përtej çdo logjike që të mos miratohet ky buxhet e të bllokohet vendi dhe pagat e shumë sektorëve në Kosovë,” tha Bajrami.

Tutje Bajrami tha se prioritet i këtij buxheti është situata me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike.

“Ky projektbuxhet trajton dy prioritete që janë përballja me pandeminë dhe krijimin e kushteve për rimëkëmbje.

Pas një rënie prej 6.7 % këtë vit, në vitin 2021 kemi parashikuar rritje prej 5.2%, këtë rritje nuk mund ta kemi pa miratim të këtij buxheti.

Sa i përket infrastrukturës, këtu çdo vit paraqitet buxheti për investime kapitale i kontraktuar,” shtoi tutje Bajrami.