Huqja në monografinë kushtuar 50 vjetorit të UP-së

Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, ka publikuar një monografi në nderë të 50 vjetorit të themelimit.

Për këtë monografi kanë punuar vet rektori Marjan Dema, me redaktorët, profesorët Dashamir Bërxulli e Faton Berisha, redaksia, profesorët Sali Bashota, Gazmend Rizaj, Ibrahim Berisha, Naser Zabeli dhe Durim Abdullahu.

Për këtë monografi redaktor përgjegjës ka qenë Esat Kelmendi, ndërsa përkthyes ka qenë Abraham Gashi, e lektor Alfred Beka.

Të gjithë këtyre profesordoktorëve e madje edhe përkthyesit të gjuhës anglezë u ka ikur një detaj.

Ky libër i cili flet për Universitetin e Prishtinës që nga themelimi, është i botuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Në versionin e gjuhës angleze vërehet se fjala “Universitety” është shkruar gabim. Pra në vend që të shkruhet “University of Prishtina”, është shkruar “Universitety of Prishtina”.

Ky titull i cili tregon se libri i botuar është për nder të 50 vjetorit të Universitetit të Prishtinës, ka gabim të shkruar titullin në kopertinën kryesore të librit.

50 vjet Universiteti i Prishtinës, shqip
Gabimet në gjuhën angleze në librin për 50 vjetorin e Universitetit të Prishtinës