Huqja e nënkryetares së Kuvendit në votat ‘për’ Qeverinë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, e ka ngatërruar numrin e votave të deputetëve që votuan për formimin e Qeverisë së re në krye me Albin Kurtin.

Fillimisht, Nagavci tha se qeveria është formuar me 86 vota për dhe 10 abstenime.

Ndërkaq, pas betimit dhe fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, Nagavci tha se “për” kanë votuar vetëm 66 deputetë.

“Për shkaqe procedurale konstatoj edhe njëherë se Qeveria Kurti u votua me 66 vota për dhe 10 vota abstenim”, tha ajo.

Albin Kurti zgjidhet kryeministër i Kosovës

 

Votohet Qeveria Kurti

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 3 février 2020

.