Humb një fëmijë në Malishevë, fillon kërkimi i tij

Një fëmijë 2-vjecar ka humbur pasditën e djeshme në fshatin Terpezë të Malishevës.

Kështu ka bërë të ditur Komuna përmes një njoftimi në Facebook, duke shtuar se kanë filluar kërkim-shpëtimin e tij.

“Ka filluar kërkim shpëtimi për një fëmijë 2 vjeçar i çili ka humbur në pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Terpezë të Komunës së Malishevës”, thuhet në njoftim.

Tutje është theksuar se në kërkim janë të angazhuara njësitë e policisë , FSK-së, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi.