Femije te komunitetit Roma ne kampin e refugjateve ne Mitrovice, i themeluar nga Kombet e Bashkuara

Human Rights Watch: Viktimat e helmimit nga plumbi në Kosovë ende presin drejtësinë

Të hënën, eksperti i Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut mbi mbetjet e rrezikshme i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që vazhdimisht kanë dështuar në trajtimin e viktimave nga helmimi i përhapur nga plumbi në kampet e refugjatëve që udhëhiqnin në Kosovë. Kombet e Bashkuara duhet të dëgjojnë dhe të marrin masa të vonuara si përgjigje, thuhet në një deklaratë të Human Rights Watch.

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas jetuan në kampe të refugjatëve që operoheshin nga Kombet e Bashkuara. Kampet ishin të vendosura në tokë të kontaminuar nga plumbi nga një minierë industriale në afërsi.

Kampet u ngritën pranë kompleksit të minierës së Trepçës, i njohur si shkaku i helmimit me plumb dhe toksina të formave të tjera që prej viteve 1970.

Tani, shtatë vjet pasi kampet janë mbyllur, viktimat përjetojnë efekte të vazhdueshme në shëndet dhe janë ende duke pritur kompensim dhe mbështetje edukative dhe shëndetësore për veten dhe familjet e tyre, thotë HRW.

Sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, evidenca për lidhje mes ekspozimit ndaj ndotësve dhe efektet anësore në shëndet kërkojnë studim më të thellë, ose do jetë e vështirë ta dimë se kush është përgjegjës për ekspozimin.

Por, jo në këtë rast. Ky ekspozim që rezultoi në ndikim shëndetësor te të rriturit dhe fëmijët, përfshirë gjymtimin e përhershëm intelektual dhe zhvillues, janë të pandara dhe nuk ka dyshim që Kombet e Bashkuara, qeveria de-facto e Kosovës në atë kohë, ka operuar me këto kampe përkundër evidencës së qartë të kontaminimit.

Ekspertë të drejtave të njeriut në OKB e përshkruajnë situatën në Kosovë si shkatërruese, sepse edhe pse sipas tyre ka fakte, shpresa e tyre për kompensim është prishur herë pas here nga disa kërkim falje dhe heshtje nga komuniteti Ndërkombëtar raport pas raporti.

OKB të Kompensojë të Helmuarit nga Plumbi në Kosovë