Arkiv - Ndizen qirinj në nderim të Oliver Ivanoviqit - Foto: KALLXO.com

Hulumtimi i mediumit serb: Vrasjen e Ivanoviqit e urdhëroi Zvonko Veselinoviq

Një hulumtim i Rrjetit për hulumtim të kriminalitetit dhe korrupsionit (KRIK) në Serbi zbuloi detaje të reja mbi vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Artikulli përmend emrat si Zvonko Veselinoviq e Milan Radojiçiq, njerëz të njohur që veprojnë në veriun e Kosovës.

Siç pretendon hulumtimi, një person me emrin Boban Bogdanoviq, pohon se e di kush e organizoi dhe e kreu vrasjen e politikanit, Oliver Ivanoviq dhe thotë se do t’ia thotë të gjitha detajet prokurorisë serbe.

Këtë, siç ka thënë ai, ia ka treguar shoku i tij i ngushtë Aleksandar Gligorijeviq, i njohur me emrin “Puke”.

Bogdanoviq thotë se shoku i tij, me të cilin kanë qenë miq që nga fëmijëria, ka shpjeguar se në vrasjen e Ivanoviqit kanë marrë pjesë dy grupe kriminale.

“Një kriminel i njohur serb nga Kosova, Zvonko Veselinoviq, siç pretendon Bogdanoviq, ka urdhëruar vrasjen, ndërsa Belivuk ka siguruar vrasësin”, thuhet në hulumtimin e KRIK.

“Oliver Ivanoviq u vra nga Ljubomir Lainoviq, djali i djalit dikur të egër nga Novi Sad, Branislav Lainoviq. Njeriu që organizoi ardhjen e tij në Kosovë dhe përgatiti logjistikën është Milan Radojiçiq. Njeriu që e porositi ishte Veselinoviq. Kështu më tha Aleksandar Gligorijeviq – Puke”.

Për shkak të seriozitetit të temës, Gligorijeviq dhe ai folën për këtë në një bisedë private, shpjegon Bogdanoviq, thuhet tutje në artikullin e KRIK-ut.

Ajo që ai tha në një intervistë për KRIK-un përputhet me gjetjet e hetimeve të Prokurorisë së Kosovës, e cila gjithashtu mendon se anëtarët e grupit të Veselinoviqit kanë qenë të përfshirë në vrasjen e politikanëve. Në anën tjetër, është në kundërshtim me versionin që presidenti i Serbisë Vuçiq e përsërit publikisht – se bashkëpunëtori i Veselinoviqit, Radojiçiq, nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit.

“Ai (Gligorijeviq) ishte përgjegjës për sigurimin e transferit të parave, por ai nuk e dinte në atë kohë, siç më tha, se bëhej fjalë për përgatitjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Pas vrasjes ai mori 50 mijë euro dhe i thanë që ato para t’ia jepte Ljubomir Lainoviqit për punën që ka bërë. Ai thotë: “Në atë moment, kjo ishte gjithçka që dihej”. Mendova se ishte për një pjesë të punës që ai bëri brenda punës që ne bëmë, “më tha fjalë për fjalë”.

Të plotë hulumtimin e KRIK mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Në fund të vitit të kaluar, Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës futni në një listë të sanksioneve, Millan Radojiçiqin, Zvonko dhe Zharko Veselinoviqin dhe disa serbë të tjerë nga Kosova.

 

Radoiçiq, Veselinoviq dhe serbë të lidhur me ta sanksionohen nga ShBA-ja

www.kallxo.com