Hulumtimi i KALLXO.com, kthehet në rigjykim rasti skandaloz i dhunimit në Pejë

Një hulumtim i KALLXO.com kishte zbardhur një dënim skandaloz të Gjykatës së Pejës, sipas të cilit, dhunuesi ishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim për dhunimin e një të miture.

Gjyqtarja e rastit Florije Zatriqi pas publikimit të hulumtimit ishte suspenduar nga puna. Ajo me vendim të Këshillit ishte degraduar në Divizionin për Kundërvajtje.

KALLXO.com merr vesh se rasti është kthyer në rigjykim në Gjykatën e Pejës.

Seanca e parë është caktuar të mbahet sot.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

Ky rast ishte bërë i plotfuqishëm pasi nuk ishin parashtruar ankesat me kohë. Por pala e dëmtuar nuk e kishte pranuar asnjëherë aktgjykimin.

KALLXO.com merr vesh se gjykata tashmë i ka dërguar aktgjykimin viktimës dhe me ankesë në emër të saj, është kthyer rasti në rigjykim.

Ngjarja për të cilën u shqiptua ky dënim, sipas aktakuzës kishte ndodhur në janar të vitit 2012. Ndërsa, vendimi i gjyqtares Florije Zatriqi, ishte marrë pas 9 vitesh, saktësisht më 23 korrik 2021.

I akuzuari P.K. ishte dënuar me 8 muaj e 8 ditë burgim, ndërsa dy të miturit e tjerë ishin dënuar nga Gjykata e Pejës me nga 1 vit burgim për të mitur.

Historiku i rastit

Dënimi prej 8 muaj e 8 ditë burgim u vendos nga Zatriqi ndonëse sipas ligjit dënimi i paraparë në këso raste parashihet të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim.

Përpos dënimit, të pazakontë këtë vendim e bën edhe fakti se si gjyqtarja Zatriqi nuk ka arritur ta gjejë asnjë rrethanë rënduese kundër të akuzuarit, përderisa në favor të tij i ka gjetur 10 rrethana lehtësuese ndër të cilat edhe rrethanën se viktima gjatë dhunimit nuk kishte pësuar lëndime.

Për këtë rast ka pasur reagime nga  kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe kryetari i gjykatës supreme, Enver Peci.

Raportimi i KALLXO për skandalin e Gjykatës së Pejës, reagon kryetari i Supremes.

Ngjarja për të cilën u shqiptua ky dënim, sipas aktakuzës kishte ndodhur në janar të vitit 2012.

Aktakuza përshkruan se e mitura 15-vjeçare në atë kohë ishte duke dalë nga spitali kur edhe ishte kërcënuar me thikë e më pas ishte marrë nga i akuzuari P.K së bashku me një person të mitur, të cilët më pas e kishin dërguar atë në një shtëpi të pabanuar.

Sipas prokurorisë, pasi viktima ishte dërguar në atë shtëpi, i mituri e kishte thirrur në telefon edhe një të mitur tjetër dhe aty gjatë tërë natës të tre e kishin dhunuar 15-vjeçaren.

E mitura kishte arritur të ikë nga ajo shtëpi në mëngjes dhe menjëherë e kishte raportuar rastin në Polici.

Për këto veprime në seancën e datës 12 korrik të këtij viti, i akuzuari P.K e kishte pranuar fajësinë.

Aktakuza përshkruan se e mitura 15-vjeçare në atë kohë ishte duke dalë nga spitali kur edhe ishte kërcënuar me thikë e më pas ishte marrë nga i akuzuari P.K së bashku me një person të mitur, të cilët më pas e kishin dërguar atë në një shtëpi të pabanuar.

Sipas prokurorisë, pasi viktima ishte dërguar në atë shtëpi, i mituri e kishte thirrur në telefon edhe një të mitur tjetër dhe aty gjatë tërë natës të tre e kishin dhunuar 15-vjeçaren.

E mitura kishte arritur të ikë nga ajo shtëpi në mëngjes dhe menjëherë e kishte raportuar rastin në Polici.

Për këto veprime në seancën e datës 12 korrik të këtij viti, i akuzuari P.K. e kishte pranuar fajësinë.