Hulumtimi i Institutit për Siguri dhe Reziliencë: Ndryshimet e burimeve të terrorizmit në Kosovë
Pushtimi rus i Ukrainës, lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, si dhe mospajtimet ndërmjet dy super fuqive botërore, Kinës dhe SHBA-së, kanë krijuar një botë tëpasigurt dhe të paqëndrueshme, duke ndryshuar tërësisht burimet e rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë në botë. Në këtë kontekst, janë ndryshuar edhe burimet e kërcënimeve dhe rreziqeve nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe Ballkan.
Kështu është konstatuar nga një raport hulumtues të Institutit për Siguri dhe Reziliencë-Preventivë, me autor Skender Perteshi.
Në raportin e publikuar sot për rreziqet e padukshme, transformimin e shkaktarëve të terrorizmit në Kosovë dhe rajon, Perteshi ka vendosur edhe disa të gjetura në hulumtim e madje janë edhe disa rekomandime të cilat kanë dalë gjatë hulumtimit e që janë për institucionet në Kosovë.
Nga të gjeturat gjatë hulumtimit, si shkak i përhapjes së krizave dhe konflikteve të reja në botë, partnerët strategjikë dhe aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët për një kohë të gjatë kanë luajtur rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës dhe rajonit përluftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Sipas raportit tani fokusin e tyre politik, ushtarak dhe financiar gradualisht po e zhvendosin në rajone të ndryshme të krizaveglobale.
“Ky vakum i krijuar po shfrytëzohet nga vende si Rusia, Serbia dhe Irani, të cilët po forcojnë ndikimin e tyre në rajon, duke synuar të krijojnë një terren të përshtatshëm për përhapjen e një fronti të ri të konfliktitnë Ballkanin Perëndimor, me qëllimin kryesor për tëminuar rolin dhe ndikimin e Perëndimit në këtë pjesë të Evropës”-thuhet në raportin e Institutit për Siguri dhe Reziliencë.
Sipas tyre, në rastin e Kosovës, kërcënimet terroriste të motivuara nga radikalët islamistë, si ato nga ISIS, në vitet e funditjanë vënë nën kontroll nga institucionet e sigurisë dhe atotë zbatimit të ligjit. “Megjithatë, tani në Kosovë ka një rritje të madhe të elementeve terroriste dhe ekstremiste të motivuara nga etno-nacionalistë dhe të ekstremit të djathtë, të mbështetur nga autoritete shtetërore dhejoshtetërore si Rusia dhe Serbia”- thuhet tutje në raport.
Në bazë të raportit sRusia ashtu edhe Serbia kanë mbështetur dhe financuar krijimin e organizatave terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, të cilat kanë kryer sulme të armatosura kundërpopullsisë civile serbe dhe shqiptare dhe institucioneve të sigurisë vendore e ndërkombëtare.
E tutje në raport thuhet edhe se Kosova po përballet me sfida të mëdha për parandalimin dhe luftimin e grupeve terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe“Brigada e Veriut” për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me nacionalistët ekstremistë dhe individë ngaekstremi i djathtë që janë aktiv në veriun e Kosovës.
“Për më tepër, organizatat terroriste “Mbrojtja Civile” dhe“Brigada e Veriut” gëzojnë mbështetje të madhe financiare nga struktura të krimit të organizuar dhekontrabandës që operojnë në veriun e Kosovës dhe në Serbi”- thuhet në raportin.
Sipas raportit në krahasim me vitet 2015-2019, kur kërcënimet më të mëdha nga terrorizmi për Kosovën vinin kryesisht ngaekstremizmi islamist përmes organizatave terroriste si ISIS, tani ky trend ka ndryshuar.
“Pas vitit 2019, dominojnë grupet terroriste me motive etno-nacionalistedhe të ekstremit të djathtë, si “Brigada e Veriut” dhe“Mbrojtja Civile”, të cilat janë bërë ndër burimetkryesore të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në vend”-vazhdon raporti.
Në qershor të vitit 2023, Qeveria e Kosovës shpalli organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste.
“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” kanë organizuar sulme edhe ndajcivilëve serbë dhe përfaqësuesve politikë të komunitetitserb që janë opozitë e Listës Serbe, e cila vepron nënurdhrat e Beogradit”-thuhet në raport.
Në tre vitet e fundit,sipas raportit harta e subjekteve që kanëshkaktuar kërcënime dhe rreziqe të terrorizmit për Kosovën ka ndryshuar.
“Deri në vitin 2019, ISIS ishte organizata kryesore ekstremiste e dhunshme që paraqistekërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Megjithatë, ky trend ka ndryshuar në tre vitet e fundit, dhe taniburimi kryesor i terrorizmit dhe ekstremizmit tëdhunshëm për vendin vjen nga elementet etno-nacionaliste dhe politike të terrorizmit, të përhapura ngaorganizatat si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.”- vazhdon raporti.
Sipas raportit, ky ndryshim i subjekteve të kërcënimeve nga terrorizminë Kosovë kërkon një përqendrim më të madh nga Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare përhartimin e një strategjie për parandalimin e terrorizmit, bazuar në elementet etno-nacionaliste.