Foto: KALLXO.com

Hulumtimi: Bastet online në Kosovë me server në Amerikë

Që nga koha kur lojërat e fatit janë ndaluar me ligj, persona të cilët merreshin me këtë veprimtari kanë gjetur mundësi të reja për t’i mbajtur prezentë këto skema në Kosovë.

Bastet online janë skema me e re e lojërave të fatit.

Prej momentit të ndalimit e deri me sot janë hapur website të ndryshme që mundësojnë lojërat e fatit në Kosovë.

Superbast.com, www.drini.eu, euroliveks.com, lumibet.com janë vetëm disa nga website e shumta të cilat mundësojnë vënien e basteve online.

Interesant është fakti se shumica e tyre kanë server të cilët janë të regjistruar në Amerikë.

Përpos basteve në futboll, basketboll, tenis dhe sporte të tjera disa nga këto web-site mundësojnë që online të luhet edhe kazino.

Hulumtuesit e emisionit “Drejtësia në Kosovë” muaj me parë kishin arritur të hapnin llogari online në disa lokale të ndryshme.

Hapja e tyre është e thjeshtë dhe është e pranishme në gjithë territorin e Kosovës.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” të premten e kaluar shfaqi pamjet duke hapur llogari online në të paktën 4 lokale të ndryshme në komunën e Gjakovës.

Përpos tyre në Gjakovë mundësohej edhe forma tradicionale e basteve, pra bastet me tiketa dhe garat me qen, lojërat Keno etj.

Ky hulumtim kishte rezultuar me arrestimin e rreth 5 personave dhe fillimin e hetimeve ndaj 10 të tjerëve.

Ata në rast se shpallën fajtorë rrezikojnë të dënohen deri në 5 vite burgim.

Emisionin mund ta ndiqni në këtë link.

www.kallxo.com