Hulumtim: Prokurori në tuta sportive ndërhyn në Ujësjellësin e Prishtinës

Në edicionin e radhës të emisionit “Kallxo Përnime” transmetohet hulumtimi që zbardh ndërhyrjen e  prokurorit Blerim Igrishta në një rast ku banesa e tij kishte mbetur pa ujë.

Hulumtimi zbardh se si prokurori kërcënoi me arrestime zyrtarët e Ujësjellësit në rast se nuk rregullohej uji.

Në rrëfimet e tyre protagonistët zbardhin detaje të ngjarjes dhe rrethanat se si prokurori u përfshi në rast.

Protagonistët përshkruajnë prokurorin në tuta sportive tek mbante letrat e arrestimit ndërsa rrëfejnë se dosja u mbyll pasi nuk pati vepër penale.

Dëshmitarë të tjerë nga institucionet e tjera rrëfejnë se si pronari i biznesit i kishte paralajmëruar se do flasë me prokurorin që dosja të zgjidhet.

Hulumtimi transmetohet sonte nga ora 22:15 në RTV Dukagjini dhe live në KALLXO.com.