Hulumtim: Frika nga Presidenca dhe Intervistë: Blerim Reka, Ministër i Integrimeve Evropiane

Këtë të enjte në emisionin “Jeta në Kosovë” u shfaq hulumtimi mbi përpjekjet për qasjen dhe publikimin e marrëveshjeve që institucionet e Kosovës nënshkruan me Serbinë në Munhen.

Gazetarja Jeta Xharra rrëfen për betejën që është dashur të bëhet për sigurimin e këtyre dokumenteve.

Në këtë edicion u transmetua edhe intervista me Ministrin e Integrimeve Europiane, Blerim Reka.

Reka komenton kritikat për prishjen e marrëdhënieve me ShBA-në nga qeveria Kurti.

Cilat janë planet e ministrit për avancimin në integrimin europian?

Cilat sipas tij janë kompetencat kushtetuese qeveritare dhe të presidencës për dialogim me Serbinë?

Emisioni Jeta në Kosovë, transmetohet çdo të enjte nga ora 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në KALLXO.com. Repriza transmetohet të premten në mesditë.