Hulumtim: Dosja e zbutur për të ‘fortët’ e PDK-së në Prizren

Në  emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” do të transmetohet hulumtimi ekskluziv  mbi dosjen e prokurorisë për lëndën  e korrupsionit në “Infrakos”.

Hulumtimi zbardhë veprimet të cilat u lehtësuan aktakuzën katër drejtorëve të qeverisjes së PDK-së në Prizren dhe drejtorit të “Infrakos”
Dosjet e siguruara tregojnë se një shumë prej 104 mijë eurove e vlerësuar si dëm i shkaktuar ndaj “Infrakos”-it në Komunën e Prizrenit është një vlerë minimale, shumat reale mund të jenë miliona.

Gjithashtu në emisionin e sotëm prokurori i rastit do të tregoj se si asnjëherë nuk e kishte ditur se ekziston një dokument ku Drejtoria e Mirëmbajtjes së “Infrakos” e kishin llogaritur dëmin prej 104 mijë eurove në linjën hekurudhore në Prizren.

Të njëjtin dokument që ka siguruar “Drejtësia në Kosovë” asnjëherë nuk e kishin parë as mbrojtja e të akuzuarve.

Hulumtimi i sotëm zbardh detaje se si një dëm që mund të shkojë deri në miliona euro është minimizuar në vetëm 100 mijë euro ndërsa të përfshirë në këtë rast janë njerëz të PDK-së. Katër drejtorë të Komunës së Prizrenit, një inspektor, një zyrtar i patundshmërive, kryeshefi i “Infrakos”-it janë pjesë e një aktakuzë e cila shfaq shumën e minimizuar ndaj dëmtimeve të hekurudhës në Prizren.

Përveç drejtorëve të akuzuar të inspeksionit, prokuroria tregon nëse do të varej nga ekspertiza që ka kryer “Infrakosi” dhe a po amnistohet drejtoi i kësaj ndërmarrjeje.

Prokurori i rastit nuk kishte kërkuar asnjëherë se si ishte vlerësuar dëmi dhe a ishte kryer ndonjëherë një ekspertizë për këtë dëm.

Përveç kësaj, në emisonin e sotëm një ish- punëtor i “Infrakos” rrëfen se si dëmi i vlerësuar nga prokuroria nuk është  i saktë ai madje tregon edhe një shumë të cilën ai e vlerëson vetëm në një pjesë të vogël të hekurudhës së dëmtuar.

Pamje të hekurudhës së dëmtuar dhe të mbuluar të cilat bizneset i kanë shkaktuar hekurudhës mund t’i shihni sontë në emison.

Mbrojtja e njërit nga të akuzuarit tregon se përvet faktin se një vlerësim i tillë që është bërë nga ana e “Infrakos” për dëmin e shkaktuar është tendencioze dhe kërkojnë që rasti të pushoj për shkak të mungesës së provave ndaj të akuzuarve.

Sipas ligjit në çdo rrethanë kur dëmi është i vogël zyrtarët mund të marrin dënime më të lehta ndërsa hulumtimi që do të transmetohet sonte zbardh se si dëmi milionësh për të fortit e politikës në Prizren u ul në qindra e mijëra euro.

Drejtësia në Kosovë transmetohet sonte në orën 22:20 në RTK dhe live në Facebook të KALLXO.com.