Ilustrim

Huliganizmi në Stadiumin e Gjilanit, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj F. R. dhe B.K.,  për shkak të dyshimit se secili veç e veç dyshohen se kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në turmë dhe huliganizmi.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy të dyshuarit hyn në fushën e futbollit ku po zhvillohej ndeshja në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, bashkë me një trumë të madhe tifozësh, njëri i pandehur e shtyn dhe e rrëzon për toke , tjetri e godet me shqelm në fytyrë portierin e FC Ballkanit, Stiv Frashëri, e që si pasojë i  shkakton lëndime trupore dhe rrezik të përgjithshëm për eskalimin e situatës.

Portieri i klubit suharekas, FC Ballkani, Stivi Frashëri, është sulmuar të dielen nga disa tifozë të FC Gjilani teksa po zhvillohej ndeshja mes dy klubeve, e vlefshme për Superligën e Kosovës.

Katër persona janë arrestuar dje. Rasti nga Policia po trajtohet si pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm.

Fc Ballkani, ka deklaruar se portieri i tyre është jashtë rrezikut për jetë ku në emergjencën e spitalit ne Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa shtojnë se është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje të brendshme.

Kryesia e tifozëve të klubit të futbollit Gjilani – “Skifterat” thanë se distancohen publikisht nga akti të cilin e ka cilësuar si të shëmtuar dhe kanë deklaruar dorëheqjen.

Aktin e kanë dënuar edhe kryetarët e dy komunave – Gjilan dhe Suharekë.