Gjendet i vdekur në banesë një i moshuar, vite më parë i ekzekutuan të birin biznesmen
22.2.2021 - 13:12
Një i moshuar u gjet i vdekur në banesën e tij, në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.
Dyshohet se i moshuari i identifikuar si Bajram Cani kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë. Policia dhe autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes. I moshuari banonte në katin e 10-të të një pallati në afërsi të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Bajram Cani ishte babai i Plarent Canit, biznesmenit të ndërtimit të vrarë në zonën e plazhit në fillim të shtatorit 2013. Pas vrasjes së të birit ai shpesh apelonte për zbardhjen e vrasjes duke kërkuar drejtësi për të birin. TopChannel