Aksioni në ndërmarrjen 'Ambienti', shoqërohen 9 persona për në polici
16.3.2023 - 13:53
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndërmarrë aksion në Ndërmarrjen Publike të Pastrimit “Ambienti”, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitave zyrtare të bordit të kësaj kompanie.
KALLXO.com ka mësuar se 9 persona janë shoqëruar në stacionin policor.
Ndërkohë aksioni është duke vazhduar ende.
KALLXO.com raportoi me burime rreth dy orë më parë se Prokuroria Themelore e Pejës ka urdhëruar Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, të ndërmarrin aksion në Ndërmarrjen Publike të Pastrimit “Ambienti”, respektivisht bordit të saj nën dyshimin për keqpërdorime të pozitave zyrtare.