Hradinaj përkujton Ekrem Rexhën në 20 vjetorin e vrasjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot në 20 vjetorin e vrasjes Ekrem Rexhën, i njoftuar me nofkën Komandant “Drini”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, Haradinaj ka shkruar se vrasja e Ekrem Reshës ishte një humbje e madhe për vendin.

“Njëzetenjë vjet pa Ekrem Rexhën. Komandant Drini, u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, në të cilën u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar. Njeri i afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën”, ka shkruar Haradianj.

Ekrem Rexha, i njohur si Komandant “Drini” ishte komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.