Enver Hoxhaj- Foto: Kallxo.com

Hoxhaj tregon nëse ka pasur interesim nga LVV për koalicion me PDK-në

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, i pyetur se nëse ka pasur interesim nga Lëvizja Vetëvendosje të ketë koalicion me PDK-në, ka thënë se mund të ketë pasur komunikime, por se qëndrimi i kësaj të fundit është se mund të japin kontribut vetëm nëse dalin të parët në zgjedhje.

“Me sa e di, mund të ketë pasur komunikime mes kryetarit me subjekte të ndryshme politike, por qëndrimi jonë është partiak – PDK nuk mund  të jap kontribut në një situatë ku do të ishte pjesë e një qeverie. Mund ta bëjmë vetëm nëse jemi fitues i zgjedhjeve. Nuk duam të bëhemi pjesë e asnjë formule”, tha Hoxhaj në KTV.

Ai shtoi se me Vetëvendosjen kanë dallime të mëdha.

“Me Vetëvendojen kemi dallime të mëdha. Këto dallime nuk tejkalohen shpejt.  E kemi parë për 50 ditë, mënyra se si janë sjell me partnerët e koalicionit dhe parnerët e Kosovës. Nuk mendojë që PDK-ja mund të hyjë në aventura të tilla”, shtoi zyrtari i PDK-së.