Hoxhaj: Serbia e dhunoi Konventën e Gjenevës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia e ka dhunuar Konventën e Gjenevës me gjenocidin e kryer në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Twitter ka numëruar edhe krimet e Serbisë gjatë luftës së fundit në 70 vjetorin e kësaj konvente.

“Sot është 70 vjetori i Konventës së Gjenevës. Serbia e dhunoi atë me gjenocidin në Kosovë. Rreth 90 për qind e shqiptarëve etnikë u detyruan që të zhvendosen. 13,535 vetë janë vrarë, prej të cilëve 1230 fëmijë duke përfshirë foshnjat dhe ata që sapo ia nisën hapave, ndërsa 1657 vazhdojnë të jenë të zhdukur”, ka shkruar Hoxhaj.