Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoxhaj: Qeveria e Kosovës duhet ta padisë Serbinë për gjenocid

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeverisë e Kosovës duhet ta padisë Serbinë për gjenocid, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Hoxhaj ka shprehur skepticizëm në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për këtë cështje.

“Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që ta paditë Serbinë për gjenocid. Ndërsa kam frikë që ai, (Albin Kurti), në fund të ditës mund ta akuzojë ndonjë shtet në rajon që nuk i ndihmoi për ketë. Por Serbia duhet të paditet sepse ka bërë krime në Kosovë”, tha Hoxhaj  në një paraqitje organizuar nga Lëvizja “FOL”.

Hoxhaj ka komentuar edhe dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

“Dënimi i djeshëm i Mlladiqit, tregon se në politikën serbe ka pasë doktrinë e mendësi, e në bazë të kësaj doktrine është ushtru gjenocid ndaj boshnjakëve e shqiptarëve. Qeveria duhet ta realizoj premtimin për padinë për gjenocid”, theksoi Hoxhaj.