Enver Hoxhaj, Zëvendës Kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Hoxhaj: Nëse mendoni që qeveria ka negociuar në Uashington është shumë gabim

Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së ka komentuar fjalimin e kryeministrit Avdullah Hoti i cili po raporton para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për dialogun Kosovë – Serbi.

Hoxhaj tha se amerikanët si partnerë serioz e kanë bërë punën e tyre, ndërsa, shprehi dyshime për përgatitjen e delegacionit të Kosovës.

“Sa ka qenë e përgatitur, sa ka qenë e vendosur, sa ka qenë e vetëdijëshme qeveria dhe delegacioni i Kosovës në atë që ndodhi me 3 dhe 4 shtator”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se kryeministri Hoti nuk ka negociuar në Uashington.

“Nëse ju mendoni që kryeministri Hoti dhe qeveria që e kemi përballë ka negociu vërtetë diçka në Uashington është gabim. Unë e kisha ftu kryeministrin në raportim të na tregojë draftin e parë të marrëveshjes, nëse ka negociou, cili është drafti i dytë e i tretë i marrevshjes nëse kanë negociou. Le të na tregon cilat pika janë heq e cilat janë shutar kështu raportohet në Kuvend”, tha Hoxhaj.

Sipas deputetit Hoxhaj kryeministri në fjalimin e tij përshkruajti situata që nuk kanë ndodhur e nuk ekzistojnë.

“Marrëveshja është më shumë meritë e amerikanëve sesa e qeverisë tonë”, u shpreh ai.