Foto: Enver Hoxhaj/Facebook. 01/08/19

Hoxhaj në drekë lamtumirëse me O’Connell

Zëvendëskryeministri në dorëheqje, Enver Hoxhaj, është takuar sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, i cili së shpejti do ta përfundojë punën në Kosovë.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook tha se Kosova i është gjithmonë mirënjohëse Britanisë për mbështetjen e dhënë.

“Në drekë lamtumirëse me Ambasadorin Ruairí O’Connell dhe me zëvendësin e tij, Tom Adams, biseduam për bashkëpunimin dhe miqësinë tonë të shkëlqyeshme përgjatë viteve. Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe për mbështetjen e madhe”, ka shkruar Hoxhaj.

O’Connell në shtator të këtij viti e kryen mandatin dhe do të zëvendësohet nga Nicholas Abbott. Ai gjatë mandatit të tij në Kosovë ka qenë shumë kritik ndaj liderëve  të vendit dhe kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

Ndërsa dje kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka organizuar  një pritje lamtumirëse për ambasadorin  O’Connell.

Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin O’Connell për shërbimin 9 vjeçar në vend, ndër të tjera edhe për pozicionin konsistent të Britanisë së Madhe për ruajtjen e integritetit territorial të vendit, përkrahjen e madhe për transformimin e FSK-së dhe forcimin e qeverisjes së mirë përmes projektit të rekrutimit të pozitave të larta drejtuese të shërbimit civil.

Haradinaj organizon pritje lamtumirëse për ambasadorin Ruairi O’Connell

.