Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoxhaj: Mos me pas qenë dialogu i vështirë, do e kishim kryer ne

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në seancën e Kuvendit ku po debatohet për zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi ka thënë se është i vetëdijshëm se dialogu Kosovë-Serbi është një proces i vështirë.

Ish-ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj tha se nëse do kishte qenë e kundërta do ta përfundonin ata (partia e tij) sa ishin në pushtet.

“Dialogu është temë e vështirë, dhe mos me pas qenë e vështirë e kishim kryer ne dhe e dimë që nuk e keni lehtë”, ka thënë Hoxhaj në seancën që po flitet për dialogun.

“Por unë ju kisha sugjeruar t’i mënjanoni disa gabime që jeni duke i bërë kohëve te fundit”, ka thënë deputeti Hoxhaj.

Hoxhaj tha se Qeveria a duhet t’i tregojë popullit të Kosovës se si do të veprojë në raport me dialogun dhe se këto janë ditë të vështira për Evropën.

“Na presim prej dialogut Serbi që të përfundoj me njohje të ndërsjellë por përtej pritjen që kemi si shtet ky proces ka të bëjë me paqen në Ballkan. Këto janë ditë të vështira për Evropën për Ballkanin meqë ne kemi qenë viktima të një politikes kur kufijtë kanë pasur përpjekë që të vizatohen me marshimin e tankeve. Ne kem partnerë strategjik por kem edhe një kundërshtar të madh strategjik që është Rusia e Putini”, ka thënë Hoxhaj.

Kuvendi i Kosovës po mban dot seancë me një pikë të rendit të ditës, debat parlamentar në lidhje me zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi.