Hoxhaj: Kosova nuk do të rresht asnjëherë për të kërkuar drejtësi për viktimat e saj

Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike Kosovës (PDK) ka thënë se Kosova nuk do të rresht asnjëherë për të kërkuar drejtësi për viktimat e saj, derisa përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

Hoxhaj, përmes një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka kujtuar masakrën që forcat serbe kryen 22 vjet më parë ndaj familjes Berisha në Suharekë.

“Sot përkujtojmë̈ anëtarët e familjes Berisha në Suharekë, burra, gra, pleq e fëmijë̈, të cilët 22 vite më parë u vranë̈ dhe masakruan nga forcat paramilitare serbe. Marsi i vuajtjeve dhe dhimbjeve të mëdha të popullit tonë, është historia që nuk duhet ta harrojmë̈ asnjëherë̈. Kosova nuk do të rresht asnjëherë̈ për të kërkuar drejtësi për viktimat e saj – derisa përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Lavdi të përjetshme martirëve të kombit tonë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.