Qeveria-Haradinaj- KALLXO

Hoxhaj i PDK-së: Nuk lejojmë më qeveri megalomane

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se partia që ai përfaqëson më nuk do të lejojnë të ketë qeveri të madhe me shumë ministra e zëvendësministra.

“PDK si parti e qendrës së djathtë nuk do të lejojë më qeveri megalomane, por një qeveri më afër qytetarit, një qeveri të vogël dhe efikase”, tha ai në “Facebook”.

“Kështu që plani i PDK-së për një qeveri të vogël në legjislaturën e ardhshme është që të miratohet Ligji për Qeverinë dhe kështu ta zvogëlojë në mënyrë drastike numrin e ministrive”, thotë njëri nga pesë zëvendëskryeministrat në detyrë të Qeverisë.

Ekzekutivi aktual në detyrë ishte më i madhi ndonjëherë në historinë e qeverive në Kosovë.

Ramush Haradinaj kishte një armatë zëvendëskryeministrash, gjithsej pesë zëvendëskryeministra. 21 ministra e mbi 80 zëvendësministra.

Sa na Kushton “Ushtria” e Gjeneralit

www.kallxo.com