Enver Hoxhaj në konferencë për media, Foto: KALLXO.com, 23.05.2019

Hoxhaj i PDK-së i kundërpërgjigjet Isa Mustafës

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Hoxhaj ka shkruar se ‘Isa Mustafa i Facebookut, është tjetër nga Isa Mustafa i politikës që ne e njohim. Ky i rrjeteve sociale duket se nuk është i vërteti’, duke iu referuar postimit e mëhershëm të Mustafës në ‘Facebook’.

Deputeti i PDK-së ka shkruar se bazuar në Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, Mustafa ka pasur të drejtën e kryerjes së të gjitha vendimeve që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës.

“Prandaj, marrëveshja për jetësimin praktik të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është bërë me nënshkrimin tuaj në vitin 2015 – dhe me atë nënshkrim ka marrë fuqi akti juridik. Ju e dini, se mbi këtë bazë është trajtuar marrëveshja edhe nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka thënë se me të drejtë, ekspertët kushtetues e kanë konstatues se Marrëveshja e Parimeve të Përgjithshmë është trajtuar si akt juridik i mirtuar nga kryeministri i Kosovës.

Sipas tij, frika e qytetarëve të Kosovës këto ditë po rritet nga përpjekja e Mustafës dhe qeverisë Hoti, siç ka quajtuar ai, për ta larguar çdo përgjegjësi nga Asociacioni.

“Reagimi i juaj më duket sot më shumë për ta mbrojtur këtë qeveri dhe kryeministrin Hoti nga bataku ku janë futur, se sa vendimin tuaj me 2015. Edhe pse çdo herë ju kam respektuar dhe vlerësuar, z. Mustafa, unë nuk e kam në plan të bëj kompromise me të verteten, vetem se kjo nuk të pëlqen ty”, ka shkruar në fund Hoxhaj.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ i ka reaguar deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes për Asosacionin e Komunave Serbe.

Mustafa tha se vendimi për themelimin e këtij Asosacioni është në Marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013, nga kryeministri në atë kohë, Hashim Thaçi.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se Asociacioni do të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë e ratifikuar nga Kuvendi dhe e shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës. Unë kam nënshkruar një marrëveshje të parimeve të përgjithshme për implementimin e Marrëveshjes së Parë, si pjesë e zbatimit të Ligjit për ratifikimin e kësaj Marrëveshje”, ka shkruar Mustafa.

Isa Mustafa: Pse ka nevojë Enver Hoxhaj të gënjejë nga foltorja e Kuvendit