Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoxhaj: Dëshpëruese për prindërit dhe gjyshërit tanë ku proces i vaksinimit

 

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me turmat e njerëzve që po krijohen para Sallës ‘1 Tetori’ për të marrë vaksinat anti-COVID.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj është shprehur se është për keqardhje që prindërit dhe gjyshërit tanë të dëshpëruar për një vaksinë, e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, shtyhen me njëri-tjetrin, sepse Qeveria nuk ka ditur ta organizojë procesin e vaksinimit.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë, e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thjeshtë vaksinimi. Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme./RTK