Hoxhaj: 500 milion euro për bizneset

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë një tubimi elektoral sot ka thënë se ka paraparë një shumë prej 500 milion eurove si mbështetje për ndërmarrjet e vogla, të mesme e të mëdha në mënyrë që të tejkalohet kriza e shkaktuar nga ana e pandemisë COVID-19.

“Ne për ndërmarrjet e vogla, për ndërmarrjet e mesme, për ndërmarrjet e mëdha e kemi ndarë një buxhet, i cili e kap shumën prej 500 milionë. Një fond prej 500 milionë eurosh, ku ne do të ndihmojmë të gjitha ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, në formë të grantit. Ne nuk mund të rrisim territorin tonë, por ne mund të rrisim ekonominë, mirëqenin tonë dhe të krijojmë vende të reja të punës”, ka thënë ai.

Këto deklarata Hoxhaj i bëri gjatë tubimit që mbajti në Komunën e Kamenicës ndërsa shtoi edhe se do të ketë rritje pagash dhe pensionesh për të gjitha kategoritë.