Hoxhaj: 10-shja e parë e listës së PDK do të jetë befasi përtej imagjinatës

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj në konferencë për media ka folur për listën e deputetëve që kjo parti do ta ketë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoxhaj ka deklaruar se 10-sha e parë e PDK-së do të jetë befasi.

“10 e parë, e dytë, e tretë e katërt për deputetë nuk krahasohet më asnjë parti politike”, tha Hoxhaj.

“10 e parë do të jetë një befasi që do ta kalojë imagjinatën tuaj”, shtoi ai.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen me 14 shkurt 2021.