Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier

Hovenier: Nuk mendoj se Asociacioni do jetë gjëja e parë që kryhet por nuk do jetë as e fundit

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_________________________________________________________________________________

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se nuk mendon që Asociacioni i komunave me shumicë serbe do jetë gjëja e parë që kryhet sa i përket Planit franko-gjerman për dialogun por, nuk do jetë as gjëja e fundit që kryhet.

Ai në një intervistë për TV Dukagjini shtoi se pika ku flitet për vetëmenaxhim për komunitetin serb e ka referencë Asociacionin.

“Pika ku flitet për vetëmenaxhim për komunitetin serb në Kosovë është referencë për Asociacionin, i cili duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos jetë shtresë e tretë e pushtetit. Nuk mendoj që Asociacioni do jetë gjëja e parë që do bëhet por, as që do jetë e fundit”- tha ai.

Tutje, Hovenier theksoi se si përfundim rezultatin e gjithë procesit të marrëveshjeve e negociimeve e shohin me njohje të ndërsjellë, por nuk do thonë se ka në qendër njohjen pasi kjo reflekton realitetin e gjendjes.

“Ne e shohim rezultatin e këtij procesi me njohje të ndërsjellë, nuk po themi që do ketë në qendër njohjen eventuale sepse kjo reflekton realitetin e gjendjes por, zotimi ynë për këtë nuk është zbehur. Unë i besoj Serbisë kur thotë se dëshiron të jetë anëtare e BE-së dhe po ashtu i besoj BE-së se e dëshiron Serbinë si anëtare por, që një ndër kushtet të jetë njohja e Kosovës”- shtoi më tej ambasadori.

Hovenier për Asociacionin: SHBA nuk përkrah asgjë që sadopak do i ngjante Republika Srpskas