Hovenier: Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është deklaruar, pas takimit ku është diskutuar për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka shprehur mirënjohjen ndaj palëve të interesuara që ishin të pranishëm në takim.
Ambasadori thotë se do të vazhdojë të avokojë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut Kosovë-Serbi.
“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore në Ambasadën Amerikane për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të Dialogut”- shkruan Hovenier.
Today we held a listening session @USEmbPristina on the Association of Serb-majority Municipalities. Grateful to the diverse stakeholders present for sharing their views and expertise. We continue to advocate for implementation of all Dialogue commitments. pic.twitter.com/5MSwKMzE89
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 31, 2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë me ngulm që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, një marrëveshje e nënshkruar 10 vjet më parë në kuadër të dialogut Kosovë Serbi të nisur më 2011.
Ambasada Amerikane në Prishtinë, thirri për të martën në mesditë një takim me përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile në Kosovë, siç thonë për të dëgjuar perspektivat për Asociacionin, ndërsa në po të njëtën kohë u thirr një protestë në Prishtinë për ta kundërshtuar marrëveshjen e Asociacionit.