Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, Foto: Ambasada Amerikane

Hovenier: 2023 të sjell paqe dhe zgjidhje që u shërben të gjithë kosovarëve

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka uruar vitin 2023 për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai uroi gjithashtu që ky vit të jetë vit i zgjidhjeve të të gjithë kosovarëve.

“Familja ime dhe unë ju uroj të gjithëve një vit të ri të mrekullueshëm. Shpresoj që viti 2023 të sjellë paqe, përparim dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të të gjithë kosovarëve”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Vitin e Ri për kosovarët e uroi edhe e gjithë ambasada e SHBA-së në Prishtinë. rtklive