Foto: ZKM

Hoti zhvilloi takim virtual për fillimin e mësimit

Kryeministri i Kosovës, Avdullahi Hoti zhvilloi takimin virtual mes Kryetarëve të  Komunave të Kosovës dhe drejtorët e Departamenteve Komunale të Arsimit me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe Merita Koçinaj – Berisha nga  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Në këtë takim thuhet sa ka mbizotëruar qëndrimi që klasave  të ulëta t’i jepet mundësia e pjesëmarrjes fizike në shkollë, nëse këtë e mundësojnë kushtet epidemiologjike.

“Kryeministri Hoti, me këtë rast, kërkoi nga të gjitha institucionet relevante të arsimit në vend që t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për ta filluar sa më mbarë vitin e ri akademik, por gjithnjë duke i marrë parasysh rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se pjesëmarrësit janë pajtuar me opsionet e Ministrisë së Arsimit, të cilët janë: A. Rikthimi në ambientet shkollore, B. Mësimi i kombinuar, dhe C. Mësimi nga platformat e ndryshme. Dhe është kërkuar që sa më shpejt që këto opsione të shëndërrohen në vendime dhe sa më shpejt t’i dërgohen Departamenteve Komunale të Arsimit.