Hoti viziton sot spitalin e FSK-së

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme do të vizitojë spitalin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ndodhet në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit të bërë nga zyra e kryeministrit, Hoti këtë vizitë do ta zhvillojë sot në orën 11:00.

Vizita vjen në ditët kur qeveria e Kosovës është në përpjekje pvr zgjerimin e kapaciteteve spitalore për të prekurit nga COVID-19.