Hoti: Vendimi i Qeverisë për procedurat e prokurimit të Telekomit kundërkushtetues

Ish-zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka reaguar për vendimin e Qeverisë, për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurim Publik, për shërbimet që ofron Telekomi.

Hoti ka shkruar se ky vendim i Qeverisë në detyrë, është kundërkushtetues pasi e kufizon konkurrencën e lirë.

“Ligji i prokurimit mund të përjashtohet përveç kur blihen paisje ushtarake jo standarde, mjete speciale për AKI, Policinë, FSK dhe raste të kësaj natyre. Në fakt, në ato raste, përjashtohen vetëm procedurat e hapura të prokurimit dhe zbatohen procedurat e mbyllura dhe negociuese për të siguruar vlerën për paratë që paguhen”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, shërbimet që ofron Telekomi, nuk përbëjnë shërbim të veçantë shtetëror.

Në lidhje me këtë vendim të Qeverisë, sot gjatë ditës ka reaguar edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

 

Autoriteti i Konkurrencës: Me vendimin për Telekomin, qeveria krijoi monopol