Hoti: Vazhdojmë ta kemi nën kontroll situatën me COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas numrit të madh të rasteve pozitive me COVID-19 që u regjistrua sot.

Kryeministri Hoti ka këruar që të respektohen masat në mënyrë që Qeveria ta ketë nën kontroll valën e dytë të COVID-19.

“Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të COVID-19 dhe ta mundim virusin”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, Kosova ka numrin më të vogël të infektuarve në krahasim me rajonin dhe Evropën.

“Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata”, ka shkruar tutje ai.

Numri i rasteve pozitive këtë të shtunë ka thyer rekord. IKShPK ka njoftuar se 514 persona janë infektuar gjatë ditës së sotme, derisa kanë vdekur 3 persona.

Qeveria e Kosovës ka propozuar masa të reja që kafiteritë dhe qendrat tregtare të mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Ministri paralajmëron masa të reja anti-COVID për gastronomi, qendra tregtare e studime