Hoti: Urime 4 korriku Amerikë!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e tyre të pavarësisë.

“Urime 4 korriku Amerikë! Urime të gjithë miqëve amerikanë! Gjithmonë mirënjohës për kontributin tuaj për Kosovën dhe popullin shqiptar!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e tyre të pavarësisë.

Presidenti ka shkruar se Kosova ndan vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike.

“Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.